Zaev: Masat i vendosim në prag të festave, me qëllim që të dashurit t’i kemi në numër dhe në tryezë

Shpërndaje

Numri i rasteve të reja po rritet, po ashtu edhe i viktimave. Kapacitetet spitalore janë duke e përjetuar stërmbushjen më të madhe që nga fillimi i pandemisë.

Kështu kryeministri Zoran Zaev ka arsyetuar ashpërsimin e masave anti-Covid në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ka apeluar deri te qytetarët, të qëndrojnë në shtëpi, të mos grupohen.

Ndërkaq ka bërë të ditur, se masat vendoset në prag të festave, kjo me qëllim që çdo qytetar të presë festat me më të dashurit në numër dhe bashkërisht në tryezë.

“Në emrin tim dhe në emrin e qeverisë apeloj, qëndroni në shtëpi, mos dilni nëse nuk është e nevojshme dhe aspak mos u gruponi. Këto masa i vendosim në prag të festave, me qëllim që të mundësojmë që festat t’i kalojë çdo familje në qetësi dhe harmoni, me më të dashurit në numër dhe bashkërisht në tryezë. Jam i bindur, se kjo është dëshira e çdonjërit”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Me këtë masa, tha se pret uljen e rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19.