Sela: Fitorja e madhe e Aleancës dhe e shqiptarëve fillon nga Tetova
Aleanca për Shqiptarët-dega Tetovë në një atmosferë pune dhe kompetitive e mbajti Kuvendin e saj me ç’rast gara u zhvillua në mes dy kandidatëve, Gadaf Huzeiri dhe aktorit Muzafer Etemi.
Kuvendi qendror i Aleancës për Shqiptarët-dega Tetovë me shumicë votash përmes një proçesi demokratik,me vota të fshehta,për Kryetar të ASH dega Tetovës zgjodhi aktorin e njohur Muzafer Etemi nga Tetova.
Kryetari i posazgjedhur Etemi,ka falënderuar antarët e Kuvendit për mbështetjen dhe ka premtuar një angazhim të sinqertë për gjithë Shqiptarët dhe për Tetovën në veçanti,për të ardhem,për rininë që kërkon ndryshimin aq shumë të nevojshëm,tha Kryetari i posazgjedhur Muzafer Etemi.
Krytari i posazgjedhur i Degës së ASH tha:
Te nderuar të pranishëm, synimi im është të afrohemi gjithnjë e me shumë me qytetarin, sidomos me të rinjte qeëpothuaj janë lenë krejtesisht pas dore, shtresën intelektuale që është tërhequr në vetvete, bujkun e blegtorin, te cilët nuk kanë kah t‘ia mbanë si edhe me çdo shtrese tjeter.
Motoja jonë si kryesi dege, do jete: aleancë me secilin që ia do te mirën qytetit, fshatrave tona, rrugëve tona, maleve tona, arsimit, kulturë, shëndetësisë, sportit si edhe gjithçkaje që ka të bëjë me ne dhe rreth nesh.
Na prifte e mbara!
Më pas Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela fillimisht uroi Kuvendin e Degës së Aleancës për Shqiptarët-Dega Tetovë për një proçes shumë demokratik dhe dinjitoz ashtu siç e meriton Tetova dhe tetovarët.
Sela fillimisht uroi Kryetarin e posazgjedhur Muzafer Etemi dhe kundërkandidatin Huzeiri të cilët mundësaun që përmes një proçesi shumë demokratik dhe kompetitivë të zgjedhin të parin e Aleancës për Tetovën.
Sela tha se Tetova ka një rëndësi të veçantë për ne si Aleancë për Shqiptarët dhe kjo që po bëjmë sot është pikërishtë ajo, fuqizimi i Tetovës dhe jam i bindur se po krijojmë një ekip fitues.
“Ju e dini se ky është vit zgjedhorë, na presin zgjedhjet lokale të cilat jam i sigurtë se do ti fitojmë dhe ndryshimi do të fillojë pikërishtë këtu, në Tetovë”, deklaroi Sela para Kuvendarëve të Degës së Tetovës.