Sindiktat e Maqedonisë kërkojnë të mos votohet Ligji për administratë: Me këtë ligj rritja e pagave është deri në 200 denarë

Shpërndaje

Konfederata e Sindikatave të Lira kërkon nga qeveria ta tërheq nga procedura kuvendare Ligjin për administratë që ndodhen në procedurë të shkurtuar në kuvend.

Sipas përllogaritjeve të KSL-së, me një vendim, pagat do të rriten nga 100 deri 200 denarë.

“Anëtarësia është e revoltuar, ndërsa manipulimi vazhdon. Dëshmi për këtë është që pagat në sektorin publik paguhen me të vjetrën. Kjo do të thotë se ka punonjës që marrin nën pagën minimale”, u shpreh kreu i KSL, Bllagoja Ralpovski.

Edhe OBRM-PDUKM mbështet kërkesat e sindikatave dhe janë për rritjen e pagave për 2.800 denarë, aq sa u rrit paga minimale, por shumica kundërshtoi.