Taravari: Kryeministri Zaev nuk ka kapacitet për të menaxhuar me vaksinimin
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari sonte ka diskutuar rreth politikës shëndetësore aktuale në vend. Ai ka kritikuar Qeverinë për vonesën dhe neglizhencën për të sjellë vaksina të nevojshme për imunizim të popullatës.
Flas për kapacitetet menaxheriale të Ministrit të Shëndetësisë dhe Kryeministrit në sjelljen e vaksinave në Maqedoni të Veriut. Kryeministri është skandal, është i humbur në këtë aspekt. Në COVAX sistem janë regjistruar nëntë vaksina të ndryshme. Janë vaksinuar me miliona njerëz, shtetet po prijnë me vaksinim, ndërsa shtetet tjera më pak por më mirë se Maqedonia e Veriut. Nuk e kuptojmë pse Maqedonia e Veriut nuk ka kapacitete menaxheriale jashtë COVAXI-t dhe pse u fokusua vetëm në vaksinën COVAX.