Taravari: Në emër të ASH-së, i bëjmë thirrje çdo individi që t’i bashkohet Kauzës tonë të madhe, Kauzës për Një Jetë të Re!

Shpërndaje

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari në emër të Aleancës për Shqiptarët, i bëjmë thirrje çdo individi mbi 18 vjeç, që t’i bashkohet Kauzës tonë të madhe, Kauzës për Një Jetë të Re!

Postimi i plotë:

Në emër të Aleancës për Shqiptarët, i bëjmë thirrje çdo individi mbi 18 vjeç, që t’i bashkohet Kauzës tonë të madhe, Kauzës për Një Jetë të Re!

Ne kemi nevojë më shumë se kurrë për njëri-tjetrin, pasi është e vetmja mënyrë që të mund të lëvizim akrepat e ndryshkur të kësaj ore të rrezikshme qeveritare!
Anëtarësimet kanë filluar dhe mbarojnë në 15 Shkurt.

Numri i të regjistruarve është aq i madh sa lehtësisht kuptohet revolta e tyre ndaj pushtetit!

Çdo Diktaturë që luan kundra njerëzve mund të fitojë ndonjë ndeshje, por kampionatin në fund e merr gjithnjë Populli dhe kjo është Koha e Tij!

Eja! Bëhu pjesë e Zgjidhjes!

Firmos Historinë sepse…Fitorja është e atyre që guxojnë!