Shiten pronat e ish-drejtorit të DSK-së, z. Sasho Mijalkov

Shpërndaje

Në përputhje me njoftimin tonë të mëparshëm,e informojmë opinionin për shitjen e sotme të (katër) patundshmërive nga Agjencioni për menaxhimin e pronës së konfiskuar, dhe me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar më parë, kthimi i mjeteve Buxhetit të shtetit vazhdon nga prona e konfiskuar e ish-drejtorit të DSK-së, z. Sasho Mijalkov.

Gjegjësisht, bëhet fjalë për tre banesa në rrugën Slavejko Arsov, një prej 78 m2, dy prej 73 m2 dhe një garazhë prej 30 m2 në KO qendër 2, të konfiskuara me aktgjykim të formës së prerë i KOK-PP nr.283/2022 nga Gjykata Themelore Penale Shkup. .” Me shitjen e këtyre katër patundshmërive në buxhetin e shtetit do të inkasohen mjete në vlerë prej 20.316.663 denarë ose 330.350 euro.