Tërmet në kufirin Kosovë – Serbi, lëkundjet ndjehen edhe në Gjilan
Një tërmet prej 2.5 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së shtunës në kufirin Kosovë – Serbi.
Siç njofton ueb sajti ‘volcanodiscovery’, lëkundjet janë ndier rreth orës 16:46.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 13 kilometra në juglindje të Gjilanit, njofton ALBAZONE MEDIA.
Sipas Qendrës Euro-Mesdhetare të Sizmologjisë, tërmeti është ndier edhe në Maqedoninë e Veriut.