MaqedoniOpinione

Ah, mediet në gjuhën shqipe në Shkup!

Shpërndaje

Shkruan: Abdulla Mehmeti

ENDE JANË GJALLË LUGETËT E SHKOLLËS PROPAGANDUESE SERBE NË MAQEDONI!

Përmes një reagimi në lidhje me ndalimin e librit shkollor të Gjeografisë për shkollat e mesme, njëri nga autorët e librit skandaloz (tanimë të ndaluar), i ashtuquajturi Dr. Nikolla Panov (Panoviç, Panovski), në vend se të hesht, nga mosha e thyer dhe skleroza, paska vazhduar me vjellje të reja shoviniste dhe raciste kundër shqiptarëve dhe autoktonisë së tyre në Maqedoni.
A ka media në gjuhën shqipe në Shkup (edhe në gjuhë të tjera, si në gjuhën zyrtare të autorit, sepse gjuhë amtare nuk ka ky pseudoshkencëtar shovinist), që ta ftojnë në një debat për t’ia sqaruar ne të “arriturat e tij shkencore” dhe kontributin e “njohur ndërkombëtarisht”, siç shprehet ky monstrum i falsifikimit të historisë dhe propagandues i llojit të racistëve të njohur të shkollës propaganduese serbe të shek. XIX dhe XX?

Në bashkëngjitje mund ta lexoni tekstin e tij të plotë (në gjuhën zyrtare, meqë gjuhë amtare nuk ka ky shovinist, që nuk është i denjë për t’ia përkthyer shkrimin e të vjellave të tij raciste në gjuhën e shenjtë shqipe, për shkaqe etike.

Për fund, ky shovinist i gërditshëm dhe të tillë si kjo sorte raciste, mund ta sjellin punën të ndërmarrim masa të tjera për pastrimin e shkollës shqipe nga autorë si ky dhe nga librat me përmbajtje raciste kundër shqiptarëve, për ta shndërruar shkollë shqipe në Maqedoni përfundimisht në shkollë kombëtare shqipe, të ndarë nga sistemi arsimor i pakontrolluar dhe në kaos total, sidomos gjatë viteve të fundit.

Ne e njohim mirë historinë tonë, o kali i Karpateve, siç e njeh edhe shkenca e gjithëmbarshme botërore, shihe e pastroje historinë e racës tënde nga falsifikimet, përvetësimet, shtrembërimet dhe elementet e huaja (kontestet e hapura me grekët dhe bullgarët për librat shkollorë dhe literaturën historiografike) dhe na shkruaj herën tjetër nëse gjen diçka me bazë shkencore në të “arriturat shkencore” tuaja, që je munduar t’ia shesësh publikut lexues në Maqedoni!