Krasniqi: Spastrimi i Agim Veliut nga kryesia e LDK tregon se Lumir Abdixhiku është vegla e Albin Kurtit

Shpërndaje

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook pas zgjedhjes së Kryesisë së re të LDK-së.

Krasniqi tha se spastrimi i Agim Veliut nga Kryesia e LDK-së është dëshmi që Lumir Abdixhiku është vegla e Albin Kurtit.

Tutje ai tha se në më pak se dhjetë ditë Abdixhiku i mori disa vendime të gjitha në favor të LVV-së.

1. Qëndrimi i LDK-së në sallën e Kuvendit për t’ja zgjedhur VV-së presidenten,
2. Largimi i Agim Veliut nga kryesia e LDK-së,
3. Përzgjedhja e tre nënkryetarëve që janë pro politikave të Kurtit.

Reagimi i plotë:

PUSHTETI AUTORITAR KONTROLLON EDHE OPOZITËN

Jo që kam ndonjë simpati për Agim Veliun. Por elektorati i LDK-së e zgjodhi Veliun deputet me jo pak vota. Spastrimi i tij nga kryesia e LDK-së është dëshmia e dytë që Lumir Abdixhiku është vegla e Albin Kurtit në LDK.

Më pak se 10 ditë në krye të LDK-së, Abdixhiku i mori disa vendime. Të gjitha në favor të VV-së!

1. Qëndrimi i LDK-së në sallën e Kuvendit për t’ja zgjedhur VV-së presidenten,
2. Largimi i Agim Veliut nga kryesia e LDK-së,
3. Përzgjedhja e tre nënkryetarëve që janë pro politikave të Kurtit.

Abdixhiku po vjen jo si një reformues i LDK-së. Por si një reformues i opozitës, për ta përshtatur këtë të fundit me nevojat e pushtetit. Zaten, një nga elementet e pushteteve autoritare është shndërrimi i opozitës në një opozitë të kontrolluar, konstruktive e konformiste.

Derisa Vjosa Osmani është vegla e Albin Kurtit për ta kontrolluar Presidencën, Lumir Abdixhiku është vegla e tij për ta dobësuar dhe amortizuar opozitën.