“Ai që s’voton për ty mos i bëftë hajër vaksina”, Rama ndjek procesin në qendrat shëndetësore në Vaun e Dejës
Kryeministri Rama ka shkuar sot në Vaun e Dejës ku ka inspektuar vijimin e procesit të vaksinimit në qendrat shëndetësore.
Një prej pensionistëve ka shprehur mbështetjen për kryeministrin duke thënë se ‘ai që nuk voton Ramën, mos i bëftë hajër vaksina’. Rama i është përgjigjur se vota nuk ka lidhje me vaksinën.
Pjesë nga biseda e Ramës me të moshuarit: I moshuari-Ramës: Je i nderuar. Suksese për më tej.
E moshuara: Falemners kryeministrit prej teje.
I moshuari: Shyqyr që të pash. Ai që nuk ju voton juve, mos i bëftë hajer vaksina.
Rama: Mos thuaj ashtu, vota s’ka lidhje.
Rama: Rrini ulur, duhet të rrini gjysmë ore ulur. Respekte! Mirë çdo gjë në rregull?
E moshuara: Mirë
Rama: Me shëndet të gjithëve