Temperatura rekorde dhe qindra të evakuuar nga zjarret në Izrael (Video)

Shpërndaje

Izraeli ka regjistruar një rekord nxehtësie në më shumë se 70 vite dhe zjarret janë shtuar shumë në vend, duke shkaktuar evakuimin e qindra personave.

Në zonën e Sodomit, pranë Detit të Vdekur, temperatura maksimale ka arritur 49,9 gradë Celsius, një rekord që prej krijimit të Izraelit në vitin 1948, njoftoi zyra meteorologjike izraelite në një komunikatë.

“Gjithsej, disa qindra zjarre të intensiteteve të ndryshme kanë rënë ditët e fundit dhe të paktën tre ose katër zona duhej të evakuoheshin”, deklaroi një zëdhënëse e ministrisë së Sigurisë së Brendshme.
Ajo foli për qindra persona të evakuuar për shkak të këtyre zjarreve.

VIDEO

VIDEO