MaqedoniTop Lajme

Albanologu bullgar, Anton Pançev: Njoftova publikun bullgar për gënjeshtrat antishqiptare në librin e Gjeografisë

Shpërndaje

Albanologu dhe gazetari bullgar, Anton Pançev ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se ka bërë analizë të librit të Gjeografisë ku fyhen dhe nënçmohen shqiptarët. Këtë analizë, Pançev thotë se e ka botuar në Buletinin e Institutit Shkencor Maqedonas, ndërsa përmes saj, Pançev deklarohet se e ka njoftuar publikun bullgar me të pavërtetat antishqiptare që shkruhen në libër, përcjell in7.

Sipas tij, në librin e njëjtë ka gënjeshtra edhe për populin bullgar.

“Të nderuar miq, në analizën time mujore për Buletinin e Institutit Shkencor Maqedonas e njoftova publikun bullgar për gënjeshtrat antishqiptare në librin famkeq mësimor të Maqedonisë së Veriut. Në këto tekste ka mjaft fyerje edhe kundër bullgarëve. I kam përshkruar shkurtimisht edhe procese të tjera politike te shqiptarët në këtë vend”, ka njoftuar Anton Pançev, albanolog nga Bullgaria.

Analizën e Anton Pançevit mund ta lexoni duke klikuar KËTU!