Ahmeti pret ambasadoren Aggeler: sundimi i ligjit, reformat dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Angela Aggeler, të cilës i dëshiroi shumë suksese në detyrën e re.

Postimi i plotë:

Me ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë. znj Angela Aggeler gjatë takimit tonë të sotëm në Kuvend, reflektuam mbi rrugëtimin e miqësisë së vendeve tona, mbi ngadhënjimin e përbashkët në misionet e paqes, zhvillimit demokratik, barazisë, integrimit në NATO.

Diskutuam mbi misionin e integrimit në Bashkimin Europian dhe përkrahjen e konfirmuar të SHBA-ve për finalizimin e suksesshëm të këtij rrugëtimi.

Shprehëm se imperativ i padiskutueshëm i vendit është miratimi i ndryshimeve kushtetuese, përkushtimi institucional për realizimin e reformave, lufta kundër krimit dhe korrupcionit përmes një procesi të vetingut gjithëpërfshirës për çdo politikanë, gjyqtar dhe prokuror.