Kasami: Kastriot Rexhepin dua ta shoh personalisht, jo nëpërmjet videove

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i ka bërë thirrje kryeministrit dhe Qeverisë, që të japin llogari se ku është deputeti Kastriot Rexhepi.

“Qeveria duhet të jep përgjegjësi, nuk mund një deputet me imunitet të humb dhe të mos dihet se ku është. Kjo është një situatë serioze. Deri sa nuk del para opinioni nuk është valide. Kastriot Rexhepi duhet të del me figurë”, tha Kasami.

Në momentin që po jepte deklaratë, Bilall Kasami u paraqit edhe video mesazhi i deputetit Kastriot Rexhepi.

Ai tha se dëshiron ta shoh personalisht dhe jo nëpërmjet video mesazheve në rrjetet sociale.