Ish ministri i BDI-së, Aziz Pollozhani zgjidhet rektor i UNT-së si në Korenë Veriore

Shpërndaje

Sot Senatii i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Në rend të ditës, si pikë e vetme ishte zgjedhja e rektorit të ri me mandatë të plotë 4 vjeçar.

Pas realizimit të procedurave të parapara me ligjin e arsimit të lartë dhe Statutit të Universitetit, u konstatua se kandidat për rektor është ushtruesi i deritanishëm i detyrës rektor, Prof. Dr. Aziz Pollozhani. Në këtë mbledhje u prezantua dhe diskutua programi i kandidatit për rektor dhe i njëjti u aprovua nga anëtarët e Senatit.

Në përputhje me Statutin e Universitetit, u zgjodh komisioni tre anëtarësh i cili realizoi procedurën për zgjedhje të rektorit. Propozimi u konstatua nga komisioni dhe me vota u konfirmua zgjedhja e Prof. Dr. Aziz Pollozhani për rektor të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Synimi i programit të rektorit të sapo zgjedhur mund të përmblidhet në detyrimin e marrë për ta ngrit UNT-në në bartësin dhe profilizuesin kryesorë të zhvillimit socio-ekonomik, teknologjik dhe kulturor të vendit. Në program janë të parapara të gjithë hapat dhe mënyrat e realizimit të këtij qëllimi.