8 ditë paraburgim për shqiptarin që qëlloi me armë gjatë protestave në Shkup

Shpërndaje

Protestuesi shqiptar, Isuf Koka i cili gjuajti me armë drejt turmës së protestuesve në Shkup që protestonin kundër propozimit francez, është lënë tetë ditë në paraburgim.

Koka gjuajti me armë zjarri në ajër, një formë kjo paralajmërimi për protestuesit maqedonas që ishin afruar te prona e tij dhe donin ta dëmtonin atë.

Koka u ndje i rrezikuar për veten dhe pronën e tij që është në afërsi të bustit të Skënderbeut në Shkup dhe për shkak të reagimit të vonuar të policisë, qëlloi me armë.

Isuf Koka është vëlla i Zudi Enuzi Koka, drejtor i NP “Higjienën komunale”, e që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e shkarkoi pas incidentit.

Në këtë moment protestuesit u zmbrapsën nga hoteli nga i tij.

Ai po ballafaqohej për herë të dytë me sulmin e protestuesve maqedonas, pasi më herët ata kanë dëmtuar makinat e klientëve dhe hodhën sende të forta drejt hotelit të tij.