ASH: Heshtja e Spasovskit dhe mungesa e policisë në Çarshi, dëshmuan kush ishin skenaristët – Aleanca në koalicion vetëm me popullin

Shpërndaje

Reagim nga ASH-ja për rastin në Çarshi të Shkupit:

ASH: Heshtja e Spasovskit dhe mungesa e policisë në Çarshi, dëshmuan kush ishin skenaristët – Aleanca në koalicion vetëm me popullin

Të nderuara media, të nderuar qytetarë

Jemi sot këtu për t’i rikujtuar LDSM-së se tanimë të gjithë qytetarët e kuptuan se kush janë skenaristët, kush janë koalicionet e hipotekave dhe të krimit dhe kush është me qytetarët.

Se kush organizoi skenarin e fundit në Çarshinë e vjetër, tregon më së miri heshtja e Oliver Spasovskit ndaj pyetjes së gazetarëve se përse nuk pati forca policore gjatë rutës së protestuesve dhe veçanërisht në pikën më të nxehtë, në Sheshin Skenderbeu, ku edhe një ditë më parë ngjashëm kishin provokuar dhe sulmuar huliganët nga turma protestuese.

Sa për koaolicionet, Aleanca për Shqiptarët për të satën herë me radhë e rikonfirmon se është në koalicion vetëm me popullin, me shqiptarët, pa hipoteka dhe pa lidhje të krimit. Qytetarët ju njohin edhe juve që aktualisht jeni në koalicion me llumin që për 20 vite diktaturë e sundim, i ka bërë qytetarët më të pasigurtë, më të varfër dhe ua ka vrarë çdo shpresë dhe perspektivë.

Ju e dini, por ua bëjmë të qartë edhe një herë, nuk ka pushtet i çfardo lloji qoftë, që ta josh Aleancën për Shqiptarët, e që mbijeton mbi kurrizin dhe sigurinë e shqiptarëve, siç ka mbijetuar në të kaluarën VMRO-BDI dhe sot LSDM-BDI. Nuk ndryshoni asgjë, një tru keni.

Naim Bajrami, anëtar i Kryesisë

VIDEO