Maqedoni

Besimi: Decentralizimi fiskal nënkupton shërbime më të mira për qytetarët

Shpërndaje

Ministri për Financa i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi në emisionin e sontëm “Magazina ekonomike” u shpreh se decentralizimi fiskal nënkupton shërbime më të mira për qytetarët, transparencë dhe llogaridhënie të asaj se çka paguajnë qytetarët dhe çfarë shërbime marrin.

“Ideja e afirmimit, vazhdimit të mëtutjeshëm të avancimit të procesit të decentralizimit fiskal qëndron në mu atë që besojmë se decentralizimi fiskal do të nënkuptoj shërbime më të mira për qytetarët dhe në këtë kuptim edhe demokratizim në kontekstin e llogaridhënies së drejtpërdrejt të asaj se çka paguajnë qytetarët dhe shërbimet që marrin. Normalisht ky si proces duhet të jetë pjesë përbërëse e menaxhimit të financave në nivel të shtetit, do të thotë në funksion të rritjes së një transparence më të madhe, një efikasiteti më të madh të transparencës dhe llogaridhënies”, tha Fatmir Besimi, ministër për Financa.