Çairi dhe Saraji morën pjesë në mbledhjen e sotme të Ahmetit me degët e BDl-së

Shpërndaje

BDl mblodhi sot krerët e degëve të partisë. Në lidhje me këtë mbledhje në opinion dolën zëra për bojkot të disa degëve të caktuara.

Por, të kundërtën e dëshmoi sot sekretari I përgjithshëm i degës së Çairit, Rami Qerimi, i cili konfirmoi pjesëmarrjen në mbledhjen e sotme, bashkë edhe me nënkryetarin e degës së Sarajit, Sadush Arifi, raporton TetovaSot.

Në mbledhjen e sotme morën pjesë të gjitha degët tjera të BDl-së.

TetovaSot meson se mbledhja është zhvilluar në frymë positive dhe të gjithë pjesëmarrësit kanë mbështetur liderin e BDl-së, Ali Ahmetin, në të gjitha vendimet e marra deri tani.

Në këtë mbledhje gjithashtu është diskutuar edhe për regjistrimin e popullsisë dhe për zgjedhjet lokale.