Besimi: Ministria e Financave nis reformë të madhe për avancimin e decentralizimit fiskal duke realizuar 3 shtylla kryesore
Ministria e Financave nis reformë të madhe për avancimin e decentralizimit fiskal duke realizuar 3 shtylla kryesore.
1️⃣ Shtylla e parë – Rritja e të ardhurave të komunave
✔️rritje të mjeteve që u janë shpërndarë komunave nga detyrimet e arkëtuara në buxhetin qendror
✔️rritje e të ardhurave vetanake
✔️formimi i fondeve që do të mbështesin performancën e mirë.
2️⃣Shtylla e dytë – Shlyerja e borxhit dhe menaxhim ekonomik
✔️planifikim real të të hyrave dhe shpenzimeve të komunave
✔️racionalizim i punës
✔️ulje e shpenzimeve të panevojshme
✔️servisim i rregullt të borxhit
✔️disiplinë më të madhe financiare
✔️procedurë për shpalljen e jostabilitetit financiarë
✔️obligacione komunale ose strukturore
✔️analizë e detyrimeve ekzistuese të komunave dhe ndërmarrjeve publike
3️⃣Shtylla e tretë – Transparenca dhe llogaridhënia
✔️do të rritet kontrolli nga ana e shtetit
✔️do të merren masa për rritjen e transparencës për komunat
✔️do të veprohet drejt llogaridhënies më të madhe për shfrytëzimin e mjeteve buxhetore
👉Në periudhën e ardhshme do të vazhdohen politikat për zhvillimin e komunave, përkatësisht decentralizimit fiskal dhe zhvillimit të barabartë rajonal, me qëllim të përforcimit të burimeve financiare të komunave, por edhe rritjen e përgjegjësisë dhe transparencës së punës së tyre.