MaqedoniTop Lajme

Çiklistët e Strugës në protestë! “Zgjeroni rrugët, mjaft xhepat” (Video)

Shpërndaje

“Zgjeroni rrugët, mjaft xhepat”, “Nuk duhen dy rrugë por një rrugë e një shëtitore”, “Edhe biçikletat e kanë vendin në rrugë”.

Me këto parulla dhe me fishkëllima, çiklistët e Strugës protestuan para Komunës së Strugës për të kërkuar shteg biçikletash në rrugën rajonale Strugë-Ohër.

Protestuesit kanë katër kërkesa deri tek institucionet përgjegjëse, dhe thonë se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Komuna e Strugës të zhvillojë takime me Komunën e Ohrit, Komunën e Debërcës dhe NP”Rrugët e Maqedonisë” për të gjetur zgjidhje rreth çështjes në fjalë. Pika e dytë të merren hapa për zgjerimin e rrugës Strugë -Ohër pasi ajo përbën rrezik për çiklistët dhe këmbësorët. Pika 3 të ndërtohet korsia për biçikleta me infrastrukturë Strugë -Ohër, siç është e ndërtuar e njëjta edhe në anën tjetër të kufirit Lin-Pogradec dhe pika 4 prezencën e forcave policore gjatë vikendit të jetë më e madhe”, tha Betim Ibraimi – Organizator i protestës.

“Pra nga të gjithë ne që jemi këtu 89 përqind kemi përejtuar nga një aksident trafiku ose jemi prekur nga një makinë ose ngjarje tjetër e cila ka ndodhur pikërisht në atë anë të rrugës. Pra e vozisim si trening, më shumë dergojmë grupe të fëmijëve të cilët janë të moshave 7 deri në 17 vjet sepse nuk kanë në Strugë ku të trajnohen”, potencoi NIkolla Kutanoski – protestues.

“Qëllimi jonë është shumë i pastër, qëllimi jonë është shumë fisnik, ne duam rrugë për biçikleta, ne duam rrugë për fëmijët tanë, për njerëzit sportdashës që edhe ato të ecin si gjithë të tjerët, të krijojmë një kulturë të re në qytetin tonë që edhe përtej asfaltit të ketë përtej makinave në të gjitha asfaltimet e radhës të ketë rrugica për biçikleta”, deklaroi Nderim Pollozhani – protestues.

Më 7 mars të këtij viti në rrugën rajonale Strugë-Ohër, në pjesën e cila kryesisht përdoret nga qytetarët për të shëtitur dhe për çiklizëm ishte aksidentuar për vdekje një 17 vjeçar. Kjo ngjarje tragjike i nxiti anëtarët e “Klubit të Çiklizmit” në Strugë që të ndërmarrin masa dhe të kërkojnë përmes protestës nga Komuna e Strugës të zgjidhe problemin me këtë rrugë./TV21