Daut Haradinaj tregon pse u dorëhoq nga mandati i deputetit

Shpërndaje

Përpos që ishte pjesë e legjislaturës së Kuvendit të Kosovës për disa vite radhazi, Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës arriti që të sigurojë votat e mjaftueshme edhe për një mandate tjetër.

Por pavarësisht kësaj, Daut Haradinaj mori vendim që të heq dorë nga posti i deputeti të Kosovës, kësisoj duke i dhënë mundësinë dikujt tjetër që të jetë pjesë e opozitës në kuadër të AAK-së.

Shemsedin Dreshaj do të jetë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që do të zëvendësojë Daut Haradinajn.

Haradinaj ndër të tjerash pati deklaruar se do të jetë prezent nëpër komuna për faktin se në vjeshtë do të ketë zgjedhje të reja komunal dhe se nga strukturat i është kërkuar angazhim në terren.

“Tash ne rrethanat e reja që jemi, do heqë dorë nga ky mandat për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, dhe për të pasur mundësi kohore që të jem më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë. Po ma kërkon struktura angazhimin në terren dhe nuk dua t’a bëj punën në terren në dëm të mandatit të popullit”, pati thënë ai.

Por, Daut Haradinaj ka deklaruar se nuk do të kandidoj për të udhëhequr Komunën e Deçanit, edhe pse një gjë e tillë ishte paralajmëruar më herët nga vëllai i tij, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Jo, Ramosaj është i nominuar zyrtarisht”, tha Daut Haradinaj për lajmi.net.

Ai gjithashtu theksoi se Deçani e ka kryetarin Ramosaj dhe se ai është vetëm kryetar i degës së AAK-së në këtë komunë.

“Jemi të mobilizuar që të kemi një rezultat pozitiv në vjeshtën e këtij viti”, tha tutje Haradinaj.

Ndryshime në politikë pritet të ketë edhe sa i përket komunave. Partitë politike do të përballen edhe me një garë mjaftë të rëndësishme, atë të udhëheqjes së komunave.

Në zgjedhjet e vjeshtës do të kuptohet se cila nga partitë do të drejtojë më shumë komuna dhe se a do të përkrahin qytetarët më shumë kandidatët në kuadër të partisë së cilës i takon, apo vetëm për kandidatin që është.

AAK tani për tani drejton disa prej komunave të vendit, e që mbetet të shihet nëse do të vazhdojë ta ketë ende nën drejtim Deçanin dhe komunat e tjera.

Kurse në Kuvendin e Kosovës AAK do të përfaqësohet me shtatë deputetë, tri prej tyre femra.