Deri tani janë regjistruar mbi 137mijë qytetarë që jetojnë në diasporë, më së shumti në Zvicër
Numri i fundit i të vetregistruarve është 137.114 dhe tempi po rritet. Në Zvicër janë mbi 45.000, Gjermani 31.000, Itali 19.000, SHBA 5.100, Australi 1.682 dhe Kanada 1.215.
“Për regjistrimin 2021 për zbatimin e pjesës në terren kanë qenë të nevojshëm 5.055 regjistrues dhe 550 instruktorë rajonal. Në konkurset janë paraqitur mbi 10.000 qytetarë, është siguruar numri i nevojshëm për fillimin e aktiviteteve të regjistrimit dhe shpërndarje të të gjitha qarqeve regjistruese. Në vijim është selektimi i personave të paraqitur në konkursin e fundit për regjistrues, prej tyre në 30 rajone veçmë janë mbledhur dhe përpilohen marrëveshje. Deri nesër do të publikohen, ndërsa sot fillon trajnimi i instruktorëve rajonal që duhet te zgjasë deri të premten, ndërsa ata prej të dielës do t’i trajnojnë regjistruesit”, ka thënë sot në konferencën për shtyp, zëdhënësi i qeverisë, Dushko Arsovski.
Ai ka shtuar se të dhënat e regjistrimit janë të besueshme dhe të mbrojtura sipas standardeve më të larta. Regjistrimi në kushte të pandemisë është plotësisht i sigurt dhe qytetarët duhet të jenë të qetë. Protokollin shëndetësor e ka përpunuar Komisioni për sëmundje ngjitëse deri në detajin më të fundit që të mbrohet shëndeti i qytetarëve dhe regjistruesve.
Arsovski ka thënë se pjesëmarrja në regjistrim është e detyrueshme, penalisht përgjigjet vetëm për nxitjen e bojkotit të operacionit statistikor, ndërsa ata që do të refuzojnë të regjistrohen do iniciohet procedurë penale, ndërsa gjobat janë deri në 300 euro.
Zëdhënësi i Qeverisë, Muahmet Hoxha në press konferencën e sotme të rregullt njoftoi se deri më sot janë vetë-regjistruar 137.111 mijë bashkëqytetarë tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë.
“Në Zvicër janë vetë-regjistruar mbi 45.000 mijë qytetarë, në Gjermani mbi 31.000 mijë ndërkaq në Itali mbi 19.000 mijë,” u shprehë shkurt, zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.