Grafa etnike në letërnjoftime, Kasami takoi euroambasadorin Geer
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka takuar sot ambasadorin e BE-së në Shkup, David Geer.
“Ishte knaqësi e veçantë që sot me deputetin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Kastriot Rexhepin të presim në takim ambasadorin e BE-së në vend, shkëlqësinë e tij, David Geer. Me ambasadorin biseduam mbi aktualitetin politik në vend dhe për kontributin e Lëvizjes BESA në qeveri si dhe procesin e integrimit të vendit në BE”, theksoi Kasami.
Ai njoftoi se me euroambasadorin Geer ka biseduar edhe për propozim ligjin për grafën etnike në letërnjoftime, ku edhe njëherë është shprehur qëndrimi i Lëvizjes BESA se grafa etnike nuk është pengesë për integrimin e vendit në BE dhe është një vlerë shtesë në shprehjen e përkatësisë etnike që do të kontribon në mirëbesim dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike.
“Si subjekt politik, në asnjë moment nuk e vendosim në pikëpyetje përkushtimin e vendit drejt BE-së, sepse është opsioni i vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëndrimi jonë përballë politikave të BE-së mbetët i pa lëkundur dhe miqësia jonë është lidhur ngushtë sepse vetëm nëpërmjet anëtarsimit të vendit në BE, mund t’i përqafojmë vlerat Evropiane.”, theksoi Kasami.