Komuna e Tetovës akuzon MPB-në për mosdhënie të lejes për realizimin e shëtitores për mërgimtarët

Shpërndaje

Ish Kryetari i këshillit të komunës së Tetovës, Besar Durmishi përmes një PRESS konference ka raguar ndaj vendimit të SPB në Tetovë, të cilët nuk dhanë leje që gjatë muajt Korri dhe Gusht në mbrëmje të mbyllen rrugët drejt sheshit të qytetit me qëllim që kjo pjesë të jetë një shëtitore e madhe dhe vend për mikpritejen e mërgimtarëve.

Reagimi i plotë:

Të nderuara media,
Të nderuar qytetarë dhe të dashur mërgimtarë,
Në rradhë të parë Ju dëshiroj mirëseardhje në vendlindje.
Në shenjë respekti ndaj jush, ne si udhëheqësi e komunës kishim planifikuar që këtë verë, përveç aktiviteteve kulturore verore, përkundër kushteve të rënda që gjendet komuna jonë nga keqmenaxhimi i udhëheqësisë paraprake, u munduam që së paku pushimeve tuaja t’u krijojmë lëvizje të lirë, të krijojmë “SHËTITOREN E DIASPORËS”, ku do të mundësonte që sa më shumë të shijoni qytetin tuaj të zemrës – Tetovën, ashtu siç e ka tradit çdo qytet modern.
Ngelemi të habitur se si MPB gjegjësisht SPB – Tetovë, nuk lejon realizimin e një aktiviteti i cili është në kompetence të plotë të pushtetit lokal, edhe pse jemi dëshmitarë se gjatë viteve të kaluara, ka qenë traditë që gjatë verës jo vetëm ky bulevard, por janë mbyllur edhe rrugë të tjera duke bllokuar edhe lagje të tëra dhe asnjëher nuk i ka penguar MPB-së.
Kjo nuk ka tjetër se si të shpjegohet përveçse një vazhdimsi e vendimeve me prapavijë politike kundër komunës së Tetovës dhe tetovarëve, që për fat të keq, këtë rradhë shënjestër janë edhe mërgimtarët.
Kjo shëtitore ishte paraparë në Bulevardin Ilirija, për të cilën Sektori për Veprimtari Komunale kishte hartuar një projekt bazë të trafikut për kufizimin dhe ndalimin e lëvizjes së automjeteve në orët e mbrëmjes duke filluar nga data 01.7.2022 deri më 31.08.2022.
Plani për ndryshimin e regjimit të komunikacionit në këtë aks rrugor është përgatitur në projekt dhe i është dërguar SPB-Tetovë në përputhje me nenin 155 dhe 156 të Ligjit për Siguri në komunikacion.
Ajo që të habit është fakti se pas gjithë konsultimeve paraprake dhe miratimeve verbale nga ana e përfaqësuesve të MPB-së si dhe detyrimeve ligjore, përgjigja është negative. Kjo e bën të pamundur realizimin e këtij projekti, i cili do të ishte pritur mjaft mirë nga qytetarët dhe veçanërisht nga bizneset e përqendruara në këtë pjesë të qytetit duke e ditur se të hyrat nga ardhja e mërgimtarëve janë tejet të larta dhe shpëtim për bizneset tona.
Nëse ky pushtet nuk din të respektoj aspektin njerëzorë së paku pritëm se do të respektojnë atë material ashtu siç e kanë zakon, por për fat të keq ata edhe në këtë rast treguan se janë të panjerëzishëm.
Kur bëhet fjalë për të mirën e qytetarëve dhe zhvillimin e qytetit, nuk duhet të ketë vend për diçka të tillë!
Kjo që keni bërë nuk paraqet goditje për ne si udhëheqësi, por është goditje për qytetarët, është goditje për bizneset, për mërgimtarët tanë që me padurim presin verën për të na vizituar, ata nuk duan të jenë mjet kënaqësie e pasioneve të ulëta politike të dikujt, veprime këto që në të kaluarën kanë detyruar këta bashkëqytetarë të largohen nga vendlindja dhe tash jua pamundësojnë që së paku pushimet verore në vendlindje t’i kalojnë nën përkujdesjen e pushtetit lokal, i cili është I përkushtuar që ta presë diasporën ashtu si ata e meritojnë.
Sidoqoftë, ne si administrate komunale e Tetovës, nuk do të ndalemi këtu dhe nuk do të dorëzohemi para presioneve të pushtetit qendrorë, por do të vazhdojmë që të ju shërbejmë Tetovarëve, sepse për ne ata janë më të rëndësishëm se vet lufta politike që na e bënë pushteti qendrorë.