Grubi: Nga sot libri i Gjeografisë tërhiqet prej përdorimit
Libri i kontestuar i Gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme nga sot tërhiqet prej përdorimit. Kështu ka vendosur Komisioni për dhënien e propozimeve për tërheqje nga përdorimi të librave të miratuar.
Për këtë vendim unë shpreh falënderim për ministren e Arsimit, znj. Mila Carovska dhe ish ministrin e deputetin aktual z. Arbër Ademi për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në këtë drejtim.
Punët e përbashkëta gjithmonë kanë dëshmuar sukses, andaj do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm që të vendosim funksionalitet në sferën e arsimit.