Publikohet videoja e vr.asjes së të riut në Deçan, babai i tij kërkon drejtësi

Shpërndaje

Të martën është bërë rikualifikimi i veprës në rastin e vr*asjes së të riut Agonis Tetaj nga Deçani, nga “Vr*asje e rëndë” në “Vr*asje nga pakujdesia”.

Lidhur me këtë, familja e vik*timës ka dërguar një letër publike në adresë të kryeprokurorit të shtetit dhe ambasadorit të SHBA’së, Britanisë e Gjermanisë në Prishtinë, shkruan Express

Babai i vik*timës, Isuf Tetaj, në letrën publike po e ak*uzon prokurorin e rastit, Agron Uka, se është duke manipuluar me rastin e vr*asjes së të riut Agonis Tetaj.

Në letrën e tij publike të cilën ia ka dërguar kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi dhe ambasadorëve të vendeve të huaja në Kosovë, Isuf Tetaj ka bashkëngjitur edhe aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës ndaj të ak*uzuarit Shaban Gogaj.

Me këtë letër, ai po kërkon që të përjashtohet prokurori Agron Uka nga ky rast si dhe të vendoset gjykim meritor lidhur me vr*asjen e djalit të tij.

Po ashtu, Isuf Tetaj në këtë letër ka bashkëngjitur edhe videon nga momenti i vr*asjes së djalit të tij, në vendin e punës.

Video nga momenti i vr*asjes së Agonis Tetajt mund ta shikoni KËTU.

Ndryshe, Shaban Gogaj ak*uzohet nga Prokuroria e Pejës për vr*asjen e tani të ndjerit Agonis Tetaj në shtatorin e vitit 2018 në kompaninë “Gogaj Ag” dhe për veprën penale të ar*mëmbajtjes paleje.

Përveç Gogaj, për ar*mëmbajtje paleje, ak*uzohet edhe i pandehuri Isuf Cacaj.

Këtë çështje penale e përfaqëson Prokuroria e Gjilanit, pasi Kryeprokurori i Apelit, Haxhi Dërguri kishte aprovuar propozimin e mbrojtjes së të pandehurit, duke përjashtuar Prokurorinë e Pejës nga trajtimi i këtij rasti, me arsyetimin e trajtimit të njëanshëm të rastit.