Halil Kastrati: Vizitë vëllazërore në Shkup e Tetovë – sot ishim në Maqedoninë e Veriut!

Shpërndaje

Humanisti dhe drejtuesi i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati nëpërmes rrjetit social “Facebook”, ka njoftuar për disa takime që ka pasur në Tetovë dhe Shkup.

Njoftimi nga Kastrati:

U takuam me Presidentin e federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut z. Muhamet Sejdini dhe se bashku shkuam për vizitë në Tetovë dhe Shkup.

U pritëm nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti,

nga kryeparlamentari i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi

dhe nga zv/kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi.

Me nikoqirët biseduam rreth aktiviteteve të shoqatës sonë atje dhe planet e aktiviteteve tona për këtë vit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Faleminderit për pritjen dhe respektin!