Rama: Nëse në qeshor BE nuk ndez dritën jeshile, ndryshojmë kurs menjëherë

Shpërndaje

Kryeministri shqiptar Edi Rama është i vendosur të ndryshojë kurs nëse edhe këtë herë më 6 qershor BE nuk do i japë dritë jeshile për Shqipërinë.

Çka do të thotë shkëputjen nga Maqedonia e Veriut.

Qëndrimin e tij e konfirmoi edhe në një intervistë menjëherë pas pas një takimi joformal që ka realizuar kryediplomati evropian, Josep Borrell me zyrtarë të lartë të Ballkanit Perëndimor. Rama u shpreh optimist por nënvizoi se kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë.