Numërohen 56% të votave në Maqedoninë e Veriut, ja kush po prinë (LIVE)

Shpërndaje

Garë e fortë po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në ueb-faqen e saj në vazhdimësi po e azhurnon statistikat nga votat e numëruara, ku deri më tash bëhet e ditur se 1.028.480 të votave (56.88%) janë numëruar, shkruan GazetaBlic.Nga këto vota, del që tre kandidatët për President të Maqedonisë së Veriut deri më tash janë votuar si vijon:

Blerim Reka | Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa – ka marrë 57.535 vota apo 11,83%,

Gordana Siljanovska-Davkova | VMRO-DPMNE – ka marrë 201.034 vota apo 41,33%,Stevo Pendarovski | LSDM, BDI, PDSH, Alternativa – ka marrë 207.446 vota apo 42,65%.

Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme deri më tash del të jetë 16.714 vota (4.07%)

Kliko për REZULTATIN