Funksionarët e BDl-së vetëm për foto, ski lifti i premtuar nga ministri është ‘ndryshkur’

Shpërndaje

Kodra e Diellit është qendra turistike e cila mund të jetë një ndër qendrat më të mëdha turistike në Ballkan. Nga keqmenaxhimi deri tani ajo njihet si qendra me e dobët dhe vazhdon të mos jetë funksionale për turistët e huaj. Shumë premtime ka pasur nga ministra e kryeministra se kjo qendër do të ndërtohet, do të ndërtohen skiliftët, do të ndërtohen staza të reja, do të ndërtohen hotele, borë artificiale parking për veturat dhe shumë investime tjera, por deri tani asgjë konkerte.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi para një viti promovoi gjashtëulsen, por ajo sot është jashtë funksionit. Edhe sot tre funskionarët e BDl-së në krye me ministrin e Ekologjisë Naser Nuredini, drejtorin Hisen Xhemailin dhe drejtorin e ri të Elem Tours Adem Avziun siç duket vetëm kanë bërë një set fotografik dhe duke premtuar se do të ndryshohet gjendja në Kodrën e Diellit.

“Sot bashkë me Drejtorin e mjedisit jetësor Hisen Xhemaili dhe Drejtorin e ri të Elem Turs Adem Avziu, biseduam rreth zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe zhvillimin e Kodrës së Diellit. Kodra e Diellit dhe Mali Sharr janë dy procese paralele gjatë shpalljes si park kombëtar me çka do të mundësohet zhvillimi i turizmit malor, zhvillim më i madh ekonomik dhe rritja e punësimit. Parku kombëtar do të sigurojë mbrojtjen e biodiversitetit dhe ruajtjen e larmisë së peizazhit dhe burimeve natyrore, por gjithashtu hap mundësinë për shërbime të ekosistemit, bujqësi organike, turizëm dhe një numër përfitimesh të tjera për rajonin” ka shkruar pasi kanë bërë një foto së bashku e duke treguar se po punojnë diçka.

LEXO: Çoni selam Kreshnikut se gjashtë ulësja prej 10 milionë euro në Kodrën e Diellit nuk funksionon