Grubi: Qeveria nesër firmos marrëveshjen me kompaninë amerikane Bechtel për ndërtimin e korridorit 8
Nesër në Qeveri, në ora 13:00 firmoset memorandumi i mirëkuptimit me kompaninë Bechtel Enka për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D.
Pas nënshkrimit të këtij memorandumi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në ora 13:30 do të mbajë dhe konferencë për shtyp ku do të jap informata më të hollësishme rreth angazhimit të kompanisë amerikane Bechtel.
Sipas Grubit pjesë e këtij projektit është ndërtimi i autostradës:
Tetovë-Gostivar
Gostivar-Kërçovë
Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë.