Ministri Spasovski i quan terr.orist Grupin e Kumanovës, nderon policin serbo-maqedonas që u vr.a te Lagja e Trimave (Video)

Shpërndaje

“Çdo vik.timë nga e kaluara është obligim i shenjtë në të ardhmen. Sot u grumbulluam këtu në parkun e komunës Gazi Babë të shprehim respekt të veçantë për kolegun tonë, mikun, babain, bashkëshortin, bashkëqytetarin-Goran Stojmenoviq, pjesëtar i Njësitit special Tigrat pranë Ministrisë së punëve të brendshme, i cili më 10 maj 2015 tepër herët e humbi jetën në operacionin policor për neutralizimin e grupit terr.orist në lagje “Divo Naselje” të Kumanovës”. Këtë në fillim të paraqitjes së vet e ka thënë sot ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, me rastin e zbulimit të përmendores kushtuar policit Goran Stojmanoviq (sipas mbiemrit serb nga Maqedonia), që është vr.arë më 10 maj të vitit 2015 në luf.timet kundër pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës.“Ministri Spasovski potencoi se me vde.kjen e tij heroike si ‘branitell’ i yni, pjesëtar i policisë maqedonase, Goran Stojmenoviq e ka merituar vendin e tij në mesin e të pavd.ekshmëve”, njoftoi MPB.