Haradinaj publikon fotografinë e Cimës te varri i Lecit: U bëtë bashkë si ikona të përjetshme

Shpërndaje

Ka vdekur sot në moshën 71-vjeçare aktori i njohur, Rasim Thaçi – Cima. Të njëjtin e kanë kujtuar shumë fytyra publike.

Për Thaçin ka reaguar edhe ish-deputeti e zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj.

“U bëtë bashkë si ikona të përjetshme. Prehu në paqe miku im Rasim”, ka shkruar Haradinaj teksa ka publikuar fotografinë e Thaçit te varri Ibrahim Krajkovës.