RajoniTop Lajme

Kosnetti inkurajon Haradinajn e Hoxhajn: Vendosni nevojat e qytetarëve para atyre partiake

Shpërndaje

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar sot kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atë të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Pas takimit, Kosnetti bëri të ditur se inkurajoi ata të dy që të punojnë së bashku me qeverinë dhe të vendosin nevojat e qytetarëve para atyre partiake.

“U takova ndaras me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj dhe kreun e PDK-së Enver Hoxhaj. Inkurajova ata të veprojnë në mënyrë konstruktive si opozitë, duke punuar së bashku me qeverinë për qëllime të përbashkëta dhe duke i vendosur nevojat e qytetarëve para atyre partiake”, ka shkruar Kosnetti në Twitter.

Takimi i Ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me U.D se kryetarit te PDK-se, Enver Hoxhaj

Takimi i Ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me kryetarin e AAK-se, Ramush Haradinaj