BDI: Agjenda e blertë vazhdon zhvillimin e Likovës, rretho numrin 3

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), sot ka prezantuar Programin zgjedhor për komunën e Likovës. Zekirja Shaini, bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë në komunën e Likovës në konferencën e sotme për shtyp tha se Programi i përpiluar për zhvillimin e Likovës është për jetë më cilësore të qytetarëve të saj dhe në fokus ka përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rekonstruimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve të ujësjellësit, kanalizimit dhe ujitjes, menaxhimin e mbeturinave, arsim cilësor, mbrojtje më të madhe shëndetësore dhe shumë sfera të tjera të jetës shoqërore.

Në vazhdim po ua përcjellim fjalimin e plotë nga konferenca e sotme për shtyp:

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Sot prezantojmë para jush programin zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim për komunën e Likovës, që është bazuar në Agjendën e blertë dhe pesë përbetimet e BDI-së. Nuk ka zgjedhje më të rëndësishme për jetën e përditshme se zgjedhjet lokale – në këto zgjedhje ju vendosni për vendin në të cilin do të jetoni, ju vendosni për të ardhmen e vendit tuaj. Agjenda jonë e gjelbërt personifikon një plan të realizueshëm për t’i zhvilluar komunat tona, më të gjelbra, më moderne. Me veprim konkret bashkangjitur projekteve konkrete për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe standarteve të jetesës për të gjithë qytetarët. Rrugën tonë deri sot e kemi bërë bashkë, bashkë edhe do të vazhdojmë. Të dashur qytetarë të komunës së Likovës, Është nder për mua që të paraqes programin zgjedhor për vazhdimin e vizionit tonë edhe për katër vite të tjera, për të mirën e qytetarëve të Komunës së Likovës. Ashtu si deri tani do vazhdojë të funksionojë në mënyrë efikase dhe efektive në shërbim të qytetarëve dhe detyrave tjera administrata komunale. Të nderuar, Projektet infrastrukturore që janë të parapara për realizim në Komunë të Likovës për mandatin 2021 – 2025 janë të shumta e që përfshijnë ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit, urbanizim të shumë vendbanimeve, asfaltim dhe rekonstruim të rrugëve në fshatra, Arsim me cilësi të lartë në komunën tonë është prioritet i jonë përfshirë këtu izolim, lyerje nga jashtë me fasadë të objektit të shkollës qendrore, rregullimi i oborrit dhe parterit të shkollave. Ndërtimi i bibliotekave, dhënia e bursave për çdo vit për 50 studentë. Ambient i pastër jetësorë gjithashtu është pjesë e Agjendës tonë e në të përfshihen edhe projektet për rregullimin e shtratit të lumit në të gjithë fshatrat përfshirë këtu Sllupçanin, Hotlën, Mateçin,, Likovën, Orizaren etj. Kulturë e pasur do të thotë investim në këtë fushë, e komuna e Likovës ka paraparë ndërtimin e Shtëpisë së kulturës në Mateç, mbështetje financiare për korrin komunal të Likovës, manifestimi e 2 Majit, e shumë evenimente të tjera kulturore të cilat pasurojnë trevat tona. Rinia, sporti dhe rekreacion bëjnë pjesë në programin tonë zgjedhor e në të përfshihet ndërtimi i sallave sportive në Llojan, rregullim tereni sportiv në Nikushtak, Ropalcë, Vishticë etj. Zhvillimi rural dhe bujqësia janë pjesë e programit tonë e me këtë do të intensifikojmë kontaktet me ekipin e ekspertëve të bujqësisë që janë për çdo javë në Komunën tonë dhe në këtë drejtim do të stimulojmë dhe udhëzojmë bujqët për aplikim sa më të lehtë për subvencione, shfrytëzimin e mjeteve të pakthyeshme të IPARD programeve. Turizmi aktiv e tradicional në trevat tona është pjesë e kulturës qytetare. Duke patur parasysh se në komunën e Likovës ekzistojnë shumë resurse natyrore për zhvillim të turizmit, ku më veç në afërsi të dy pendave kan filluar investimet, ne do të vazhdojmë me investime në ato pjesë për një infrastrukturë sa më moderne, me qëllim të investimeve të reja. Biznesi, mirëqenia sociale dhe përkujdesja ndaj tyre garanton dinjitet të qytetarëve, e ne do të mundësojmë lehtësim të procedurave rreth pajisjes me leje për ndërtim dhe dokumentacioneve tjera të nevojshme dhe lirim të të gjitha taksave komunale. Kategorizim të shtresës qytetarëve me kushte më të rënda në nivel komunal nga një komision i posaçëm, ku atyre familjeve do t’i jipet përparësi gjatë punësimeve në çdo organ komunal nëse i plotësojnë kushtet ligjore, etj. Të nderuar qytetar, Më 17 Tetor votoni për Agjendën e blertë, për vazhdimësinë e punëve të mira dhe perspektivën e re të zhvillimit. Kemi plan shumë ambicioz dhe të përgjegjshëm për katër vitet e ardhshme.

Rrethoni numrin 3! Ju faleminderit.