Rajoni

Kryeministri Kurti priti në takim deputeten, Vjosa Osmani

Shpërndaje

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti, e ka pritur sot në zyrën e tij, deputeten e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.Në komunikatën e lëshuar nga Qeveria, Osmanit i janë referuar si “president në ardhje”, derisa negociatat për sigurimin e votave që e rikthejnë Vjosa Osmanin në karrigen e të pares së shtetit po vazhdojnë.

“Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe Presidenten në ardhje të Republikës, znj. Vjosa Osmani”.“Znj. Osmani uroi Kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe i dëshiroi atij dhe kabinetit qeveritar suksese në përmbushjen e zotimeve dhe tejkalimin e sfidave”.

“Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Osmani dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtetndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit tonë”, thuhet në komunikatë.

Lajmi nga kryeministria: Kryeministri Kurti priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe Presidenten në ardhje të Republikës, znj. Vjosa Osmani