Cipras i kërkon presidentit shpërndarjen e Parlamentit

Shpërndaje

Pas rezultatit në zgjedhjet e europiane, ku partia e kryeministrit grek humbi ndaj partisë opozitare Demokracia e Re e Kryriakos Mtsotakis, Alexis Cipras i ka kërkuar sot presidentit grek, Prokopis Pavlopulos shpërndarjen e Parlamentit.

Shpërndarja e Parlamentit është hapi i parë drejt zgjedhjeve të parakohshme, por që si duket mund të përcaktojnë edhe fatin e integrimit të Shqipërisë në BE. Kjo për faktin, se nëse do të rezultojë fituese partia Demokracia e Re e Kyriakos Mitsotakis, Integrimi i Shqipërisë vihet në pikëpyetje.

Mitsotakis është shprehur para zgjedhejve evropiane, se Greqia do të hedhë veton në BE kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë.