RajoniTop Lajme

Kurti për Cimën: Gëzimin dhe humorin e shtonte duke e ndarë me të tjerët

Shpërndaje

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, janë bërë homazhe për artistin Rasim Thaçi-Cima, i cili humbi jetën ditën e djeshme nga Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast kryeministri edhe Albin Kurti i shoqëruar edhe nga u.d i Presidentit, Glauk Konjufca bënë homazhe.

Kurti tha se është rritur me humorin e Cimës dhe se ai gëzimin dhe humorin e shtonte duke e ndarë me të tjerët.

“Si fëmijë jemi rritur me Cimën dhe vetëm kur u rritem e morëm vesh se quhej Rasim Thaçi”.

“Humorin e tij e shtonte kudo e tërë kohën duke e ndarë më të tjerët. Neve tani na duhet ta zvogëlojmë dhembjen duke e ndarë me njëri tjetrin”.

“Ai mund të ketë qenë ndonjëherë i palumtur, por ka qenë gjithmonë i gëzuar. Andaj për shkak të kësaj mënyrë të jetesës së tij, vdekja e tij e parakohshme na ngjanë edhe e pabesueshme”.

“Sot vendosëm lule të freskëta për këtë lamtumirë të fundit ku ne përkulemi me nderime dhe mall për Rasim Thaçin”.

Homazhe kanë bërë edhe personalitete të tjera nga jeta politike, kulturore dhe sportive, si dhe qytetarë e familjarë të të ndjerit.

Ndërsa varrimi do të bëhet në fshatin e lindjen në Vukovc, prej orës 13:00.