Kuvend, LSDM, VMRO dhe BDl merren vesh pa opozitën shqiptare
Pushteti dhe VMRO-DPMNE opozitare janë marrë vesh t’i votojë ligjet e masave antikrizë. Në koordinimin e jashtëzakonshëm te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, është arritur marëveshje që nga mbledhja kontestuese të tërhiqen të gjitha ligjet, përveç atyre që kanë të bëjnë me pakon e pestë të masave.
Në marrëveshje nuk është përfshirë opozita shqiptare, që ka bllokuar Kuvendin me nene për shkak të Ligjit për nënshtetësi, kështu që nuk dihet mënyra se si do ta zbatojnë marëveshjen LSDM, VMRO dhe BDl. Rendi i ditës do të konfirmohet sot, e pastaj menjëherë do të punojë komisioni për financim dhe buxhet. Deputetët sot do të vazhdojnë me pyetje deputetësh.
“Dialogu dha fryte. Kërkojmë nga deputetët e pushtetit ta përkrahin propozimin që e kërkojmë disa ditë, respektivisht në rend dite të jenë katër pikat për të cilat kemi marrëveshje”, deklaroi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
Xhaferi tha se dialogu duhet të jetë në Kuvend dhe është mirë që është ashtu.
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrovski, thotë se puna e opozitës është nëse do t’i tërheqë pikat tjera nga rendi i ditës.