Makina superluksoze rrotullohet në Obiliq (Video)

Shpërndaje

Një veturë super luksoze e tipit “Audi R8” ka përfunduar jashtë rrugës në komunën e Obiliqit konkretisht në fshatin Shkabaj.

Në pamjet që lexuesit kanë dërguar në redaksinë e Gazetës inFokus shihet se policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe marimanga po e tërheq veturën nga ku ka rënë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, në vazhdim mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes.