Rajoni

Lëvizja Vetëvendosje ia kthen letrën Konjufcës, seanca për votimin e Qeverisë mbahet sot

Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer letrën me propozimin për kryeministër ushtruesit të detyrës së Presidentit, Glauk Konjufca.

Burime të Telegrafit brenda LVV-së kanë bërë të ditur që letra i është kthyer Konjufcës, ndërkaq është konfirmuar se sot do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryeministrit.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka kërkuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër.

Në njoftim thuhet se u.d. Presidenti i Kosovës, Glauk Konjuca, duke u mbështetur në nenet 84 (14) dhe 95 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozoj mandatarin për Kryeministër.

Në letër, u.d. Presidenti Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.

Ndryshe, sot gjatë orëve të paradites është mbajtur seanca konstituive. Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit, ndërsa gjatë ditës Vjosa Osmani ia dorëzoi edhe pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës.