Osmani: Dita e sotme është realizim i vullnetit qytetar të shprehur më 14 shkurt

Shpërndaje

Ish-kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka dorëzuar sot detyrën e kryetarit të Kuvendit dhe atë të ushtrues detyre të presidentit te Glauk Konjufca.

Osmani ka thënë se për të ka qenë nder të jetë në krye të Kuvendit gjatë legjislaturës së shtatë.

“Kryetarit të ri të Kuvendit, njëherësh U.D. President, z. Glauk Konjufca dhe Kryesisë së re të Kuvendit, u uroj punë të mbarë në udhëheqjen e institucionit më të lartë legjislativ e përfaqësues të vendit tonë. Ishte nder i jashtëzakonshëm që përgjatë legjislaturës së shtatë të jem në krye të Kuvendit, tempullit të demokracisë dhe të punoj duke përfaqësuar interesin e qytetarëve dhe duke rritur integritetin e transparencën në këtë institucion”, ka thënë Osmani.

Tutje ajo ka shkruar “dita e sotme, është realizim i vullnetit qytetar të shprehur me votë plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit”.

“Të gjitha deputeteve dhe deputetëve u uroj punë të mbarë, duke uruar që të jenë përherë të udhëhequr nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe të shërbejnë gjithnjë në shërbim të më të mirës për ta”.