Fillon dëgjimi i dëshmitares së 17-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Ka fillluar sot të dëgjohet dëshmia e dëshmitarës së radhës në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Dëshmitarja është nga nacionaliteti serb, Dragica Bozhaniq dhe u shfaqë para trupit gjykues në Hagë pa masa mbrojtëse.

Gjatë dëshmis së saj kjo dëshmitare pritet të flas për një aksion të UÇK-së të cilët thuhet se i kanë dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Kjo dëshmitare është nga të rrallët që ka pranuar të dëshmojë pa masa mbrojtëse.

Ndryshe, dëshmitari i gjashtëmbëdhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dje e ka përfunduar dëshminë e tij para trupit gjykues në Hagë.