Ministri Hoxha prolongon afatin e blerjes së duhanit deri në fund të muajit mars

Shpërndaje

Në përputhje me ndryshimin në Ligjin për Duhanin, ne pronlonguam afatin e blerjes deri në fund të muajit Mars, që siguron kohë të mjaftueshme për të blerë tepricën e prodhuar.

Sot, vizitova Kombinatin e Duhanit Prilep, i cili është në pronësi dominuese të shtetit. Me drejtorin Kire Stankoski, kemi rënë dakord që Kombinati i Duhanit Prilep të blejë pjesën më të madhe të tepricës së prodhuar të duhanit, pa prishur bilancin e tyre pozitiv financiar, duke siguruar mjete financiare shtesë. Sigurisht që edhe kompanitë e tjera grumbulluese janë dakorduar të hapin pika grumbullimi në vende të caktuara, pra atje ku raportohet se ka tepricë të duhanit.

Bazuar në këtë, unë pres që blerja e duhanit të tepërt të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme. Detajet dhe dinamika e blerjes do të vendosen nga vetë kompanitë grumbulluese, në përputhje me të dhënat e paraqitura nga MBPEU dhe Unioni i prodhuesve të duhanit.

Sot isha prezent edhe në hapjen e pikës grumbulluese të Kombinatit të Duhanit në Crnilishte dhe pres që sipas marrëveshjes, edhe kompanitë tjera grumbulluese të hapin pikat e tyre dhe të blejnë tepricën.

Shpresoj që për dhjetë ditë, e gjithë teprica e duhanit për vitin 2020 do të grumbulluhet deri në kilogramin e fundit.