Nipi i Ali Ahmetit, Fatmir Limani kandidat i pavarur për Kërçovën
Fatmir Limani, njëherit dhe nip i kreut të BDl-së Ali Ahmeti, ka paralajmëruar se do të kandidohet për kryetar të Komunës së Kërçovës në zgjedhjet e ardhshme lokale, si kandidat i pavarur. Limani ka adresuar edhe një sërë kritikash ndaj BDl-së.
“Strukturat aktuale lokale të BDI-së në Kërçovë duhet të kontrollohen për punën që bëjnë, pasi kanë vendosur vetëm “bekatonka” dhe çmimi i tyre duhet të konfirmohet”, kështu deklaroi ekskluzivisht për Alsat Fatmir Limani derisa paralajmëroi kandidaturën e tij si kandidat i pavarur për kryetarë të Komunës së Kërçovës.
Limani akuzon autoritetet lokale në Kërçovë se janë fajtor për gjendjen në të cilën e kanë sjellë qytetin dhe se sipas tij dështimet e tyre kanë ndikuar që rinia në Kërçovë të braktis vendin.
Limani ka folur edhe për përçarjet brenda BDl-së, duke porositur kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti, që “të mos e djeg gjithë jorganin, për një plesht”.