Pas pranimit të vaksinave të para, Kurti: Vendi ynë i vogël e i varfër ka nevojë për solidaritet nga të gjithë

Shpërndaje

Pas pranimit të vaksinave kundër Kosoranvirusit, Kryeministri Kurti deklaroi se Kosova është vend i vogël e i varfër dhe se ka nevojë për solidaritet nga të gjithë.Kurti deklaroi se kontigjenti i vaksinave është i vogël por ngjallë shpresë të madhe.

“Po mirëpresim arritjen e kontrigjentit të parë të vaksinave në Kosovë. Është kontigjent i vogël por që ngjallë shpresë të madhe në Kosovë. Secila jetë në secilin vend të botës është e çmuar. Më shumë se kurrë bota ka nevojë për solidaritet kundër virusit. ASkush nunk është i sigurt derisa të gjithë janë të sigurtë. Falenderoj Covax për vaksinat kundër koronavirusit. Vendi ynë është i vogël dhe i varfër dhe ka nevojë për solidaritet nga të gjithë. Po bëjmë të pamundurën të sigurojmë sa më shumë vaksina”, deklaroi Kurti në fjalimin para mediave.