Policia Kufitare shpëton dy persona që kishin mbetur të bllokuar nga bora në Bjeshkët e Zhurit
Policia Kufitare e Kosovës ka arritur tu dal në ndihmë disa personave të cilët kishin mbetur të ngujuar në borë, në Bjeshkët e Zhurit.
Përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se ata kishin marrë informacion gjatë mesditës së djeshme se dy persona kishin ngelur në borë pasi ishin nisur këmbë rrugës malore për në Zhur.
Pas marrjes së informacionit ata kishin filluar me operacionin e kërkimit dhe shpëtimit.
“Menjëherë Policia ka filluar organizimin e operacionit të kërkimit dhe shpëtimit të këtyre personave dhe ka arritur që përmes kontaktit me ta të kuptoj se janë gjithsej katër (4) persona që janë larg dhe kanë vështirësi. Nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) në Vërmicë janë angazhuar dy (2) automjete, një moto-sajë dhe katër (4) zyrtarë policorë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, policia njoftoi se pas disa orë kërkimi nga Policia është arrit kontakti fizik me personat e mbetur në mal, për të arritur pastaj në Zhur.
“Rreth orës 16:00 të njëjtën ditë, duke ndier veten në gjendje të mirë dhe pa pasur nevojë për ndonjë trajtim mjekësor personat në fjalë janë kthyer në shtëpi shëndosh e mirë”, thuhet tutje në njoftim.
Policia e Kosovës është shprehur se mbesin të përkushtuar të ju shërbejnë të gjithëve pa dallim dhe të ofroj ndihmën e nevojshme kudo dhe kurdo që qytetarët kanë nevojë apo konsiderojnë që Policia mund të ju dal në ndihmë.
“Vetëm përmes një bashkëpunimi aktiv mundemi që situatat e vështira t’i tejkalojmë më lehtë”, thuhet në komunikatë.