Qeveria i mbijetojë votëbesimit në Kuvend, 62 deputetë votuan “Për”
Në Kuvendin e Maqedonisë pas kërkesës së kryeministri Zoran Zaev u votua votëbesimi i qeverisë.
Në fjalën e tij, para votëbesimit, kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se tha se ai është kryeministri i parë në Maqedoni që kërkon votëbesim për qeverinë.
“Gjashtë muaj opozita thotë se kjo qeveri do të bie. Tre katër muaj kanë paralajmëruar mosbesim për qeverinë. Por ja sot nuk janë prezentë në sallë. Qytetarët në zgjedhjet në 15 korrik e bënë përzgjedhjen. Zgjedhja ishte kundër bllokimeve, kundër tentimeve për tu kthyer prapa. Fitoi kjo shumicë parlamentare në bazë të vullnetit të qytetarëve”, u shpreh Zoran Zaev.
Zaev tha se ishte koha për të parë shumicën e paralajmëruar nga opozita, dhe të shihet se sa janë të vërteta pohimet e opozitës.
“Sot do të shihet se kjo shumicë parlamentare shkon një hap para duke ia mundësuar edhe deputetëve të partive më të vogla politike të veprojnë në mënyrë të pavarur në Kuvend”, deklaroi më tej Zoran Zaev.
Pas fjalimit të kryeministrit Zaev, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e vendosi në votim propozimin për votëbesim të Qeverisë.
Për votëbesimin e qeverisë u shprehën 62 deputetë. Nuk kishte asnjë përmbajtur dhe asnjë kundër.