Takohen Kurti dhe Meta, presidenti shqiptar: Ndamë ide për bashkëpunim

Shpërndaje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në takim kandidatin për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurtin.Meta përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka uruar Kurtin për fitoren si dhe për një proces demokratik zgjedhor.Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për shumë ide për forcimin e bashkëpunimit.

Postimi i tij i plotë:

Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.

Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë.